Programi i kontabilitetit: 30 ditë falas, pastaj 9.9 €/muaj. Ose lëri tatimet te kontabilistët tanë të certifikuar — deklarimet online.
Programi i kontabilitetit dhe deklarimet online janë dy shërbime të ndara — merr atë që të duhet.
Programi për t'i mbajtur librat vetë, dhe deklarimet online kur do që tatimet t'i bëjë kontabilisti. Merr njërën — ose të dyja.
Mbaj librat vetë: fatura, TVSH, pagesa dhe raporte — nga telefoni ose kompjuteri. Kontabilistin e angazhon brenda programit, kur të duhet.
Ti dërgon dokumentet, kontabilistët e certifikuar i deklarojnë tatimet në ATK, ti merr fletëpagesat dhe deklaratat në arkivën tënde.
Gjithçka që i duhet biznesit për t'i mbajtur librat vetë, në një vend.
Lësho fatura, regjistro blerje dhe printo PDF sa hap e mbyll sytë.
Librat e Shitjes dhe Blerjes në formatin zyrtar, gati për deklarim.
Ndjek arkëtimet, pagesat dhe gjendjen e çdo llogarie bankare.
Plani kontabël, ditari, bilanci dhe pasqyra e të ardhurave.
Angazho një kontabilist brenda aplikacionit, vetëm kur të duhet.
Skano një faturë me foto dhe regjistrohet vetë.
Ti dërgon dokumentet. Kontabilistët e certifikuar i deklarojnë tatimet në ATK. Ti merr fletëpagesat. Për persona fizikë (qira, pagë nga jashtë), biznese individuale dhe SH.P.K.
Hyn me SMS, nga telefoni ose kompjuteri. Kartela jote: angazhimi, detyrat, financat, arkiva — sheh çdo hap të zyrës.
Tatimet i deklarojnë kontabilistët e certifikuar të zyrës sonë, në ATK, në afat.
TVSH, pagat WM/CM, qiratë WR, tremujoret IS/IL/QS/QL, vjetoret PD/CD — edhe tatimi mujor për pagën nga jashtë.
Dokumentet i dërgon në chat; aty merr kërkesat, kujtesat para afatit dhe përgjigjet — një bisedë për çdo detyrë.
Arkiva jote me dosje sipas muajit: deklaratat, fletëpagesat, librat dhe dokumentet — shkarko kurdo, gati për çdo kontroll.
Pa vizita, pa letra: çdo deklaratë kontrollohet para dorëzimit dhe të vjen në arkivë. Çmimi i qartë, sipas profilit.
Nga 29.38 €/muaj me TVSH, sipas profilit. Shërbimi dhe pagesa nisin kur zyra e pranon kërkesën.
Dy shërbime, dy çmimore — secila me veçoritë e veta.
Çmimi varet nga profili yt — shembujt më poshtë janë nga kalkulatori, me TVSH. Kontabilistët e certifikuar, kërkesat në chat, kontrolli para dorëzimit dhe arkiva jote përfshihen te çdo profil.
Programi nidy përfshihet falas kur i mban librat në nidy. Shërbimi dhe pagesa nisin kur zyra e pranon kërkesën.
Programin e provon falas. Për deklarimet, llogarit çmimin dhe dërgo kërkesën.